Telegrafi

Rita Ora zbulon këngën që do ta këndojë me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës (Video)

Rita Ora ka qenë mysafirë i spektaklit amerikan të Jimmy Fallonit i njohur si The Tonight Show with Jimmy Fallon.

Këngëtarja mes tjerash ka folur edhe rreth pjesëmarrjes në koncertin e Vatikanit, i cili do të mbahet me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Unë jam person më shpirtëror, por takimi me Papën do të jetë diçka e madhe. Do të ndodhë një mrekulli dhe Nënë Tereza do të shpallet e shenjtë”, tha ndër të tjerash Rita.

Ajo ka zbuluar edhe njërën ndër këngët që do t’i këndojë i cili titullohet “What Child Is This Who Laid To Rest”. /Telegrafi/