Telegrafi

Rita Ora zbulon arsyen pse ka marrë terapi te psikologu

Rita Ora ka zbuluar për herë të parë arsyen pse ka vizituar një psikolog për të marrë një terapi rreth gjumit.

Këngëtarja ka treguar se e gjithë kjo ka ndodhur pasi vjedhjes që kishte ndodhur në shtëpinë e saj në kryeqytetin britanik të Londrës.

Ngjarja kishte ndodhur para dy vjetëve, kur këngëtarja dhe motra e Ritës, Elena ishin duke fjetur dhe hajduti kishte vjedhur mbi 200 mijë funte.

Kjo ka bërë që të traumatizohet hithërësja e këngës ‘Body on me’ teksa këtë gjë e ka zbuluar për emisionin Bizzarre Life.

Rita tha se edhe sot ka problem me gjumin, ngase vetëm të dish se një person i huaj ka hyrë në shtëpinë tënde është ndjenjë e keqe.

Ndryshe, Rita ditë më parë ka publikuar këngën e re të titulluar “Your Song”. /Telegrafi/