Site icon Telegrafi

Rita Ora, ylli botëror që nuk lë asnjëherë anash familjen (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, është njëra ndër këngëtaret më të preferuara në tregun ndërkombëtar.

Karriera e saj filloi në vitin 2012 me superhitin “Hot Right Now”, projekt i cili më vonë do t’i hapte dyert e shumë shtëpive diskografike, dhe me kalimin e viteve do të shndërrohej në një yll të vërtetë.

Me prejardhje është nga Kosova dhe këtë gjë nuk e ka mohuar asnjëherë, madje ndjehet shumë krenare për vendin e saj.

Lexo po ashtu Rita Ora mjaft seksi në reklamën e koleksionit të të brendshmëve (Video)

Ndërkohë, një pjesë të mirë të kohës, Rita ia kushton edhe familjes. Pavarësisht angazhimeve maksimale në muzikë ajo gjen kohë që çdo ditë të takohet me prindërit, motrën dhe vëllain e saj.

Familja Ora kalojnë çaste të këndshme së bashku nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa disa nga këto momente Rita nuk heziton që t’i ndajë edhe me fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka publikuar në SnapChat disa imazhe, ku shfaq momentet e bukura që ka kaluar me familjen me rastin e ditëlindjes së babait të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version