Sukseset nuk kanë të ndalur as për artisten tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Orën.
Bukuroshja, e cila numëron 16 milionë ndjekës në Instagram, tregon se është vlerësuar me tre disqe platini në Australi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në Twitter, e më pas edhe në rrjete të tjera sociale.
“Falënderoj ekipin tim të mrekullueshëm të Warner Music Australia. ‘Multi platinum’. Faleminderit për punën e palodhur dhe përkushtimin ndaj meje”, ka shkruar ajo.
“Warner Music Australia” ndërkohë është një kompani muzikore në Australi, e themeluar në vitin 1969.
30 vjeçarja theksojmë se kohëve të fundit është duke qëndruar në Sidnei të Australisë pasi është përzgjedhur si anëtare e jurisë në sezonin e ri të “The Voice Australia”.
Mes tjerash, biondja ka qenë tejet e angazhuar me pjesëmarrje nëpër evenimente të ndryshme. /Telegrafi/