Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo ndiqet nga plot 13.6 milionë ndjekës në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Ora ka ndarë me ndjekësit disa fotografi mjaft provokuese, ku shfaqet atraktive në të kuqe.
Këngëtarja shqiptare theksoi linjat atraktive trupore, ndërsa tejet tërheqëse me pamjen e saj prej biondeje.
Në mbishkrimin e fotografisë, Rita ka treguar se këto janë imazhe nga seti i saj më i ri fotografik.
“Në set sot me familjen time Rimmel London”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar markës Rimmel London, e cila udhëhiqet nga familja e saj.
Nga kjo, ajo la të kuptohet se fotografitë janë realizuar me qëllim promovimin e produkteve të reja të kësaj marke. /Telegrafi/