Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është imazhi i preferuar i shumë brendeve.
Së fundmi, ajo është bërë fytyra promovuese e kompanisë “EE”, e cila ofron rrjetin më të shpejtë 5G në Londër.
Shqiptarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video të kampanjës reklamuese, e cila e shfaq atë në një botë virtuale.
Ekipi “EE” kanë realizuar në modelin makete qytetin e Londrës në përpjesë shumë më të vogël, e që në reklamë tenton të pasqyrojë aftësinë e rrjetit shpërndarës të “EE”.
Reklama e fillon me një fanse që quhet Ana, e cila ngjitet në katin më të lartë të një ndërtese, nga ku sheh qytetin e Londrës.
Në atë moment përmes modelit të ri të Iphone Pro 12, ajo arrin që virtualisht të lidhet me Ritën, e cila gjithashtu është modeluar përmes programeve 3d në reklamë.
“Jam shumë i ngazëllyer të njoftoj që jam bashkuar me EE për të bërë diçka kaq interesante !! Shikoni se si kemi përdorur iPhone 12 Pro të ri dhe rrjetin nr.1 5G të Mbretërisë së Bashkuar për të sjellë në jetë performancën time të parë të Realitetit të Zgjeruar! Kërkoni ‘Rita Ora Behind The Tech’ në YouTube për të parë se si e bëmë atë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram.
E gjithë reklama shoqërohet nën tingujt e hitit të saj “Let You Love Me”, që për shumë kohë kryesoi top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/