Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka prezantuar së fundmi një video të veçantë të këngës “How to be lonely”.
Kjo këngë, e cila në shqip do të thotë “Si të jesh e vetmuar”, u lansua në versionin ‘audio’ të premten e javës së kaluar dhe u prit shumë mirë nga publiku, pas parasysh mungesën e saj të gjatë me prurje muzikore.
Dhe tani, biondja ka publikuar në platformën YouTube një video duke vallëzuar me këtë këngë në të cilën shfaqet në formë të mahnitshme.
Ylli shqiptar po ashtu mori gjithë vëmendjen me skenat atraktive në video, e rrethuar me një numër të madh të valltarëve.
Njoftimin e videos e bëri në rrjetet sociale me përshkrimin, “Videoja e vallëzimit të ‘How to be lonely’ është publikuar tani. Shpresoj që do ju pëlqejë. Shikojeni në YouTube linkun në biografinë time dhe më lejoni të shoh videot e juaja më të mira të vallëzimit në Tik Tok”.
Kujtojmë që “How to be lonely” është kënga e parë e Rita Orës për vitin 2020, njëkohësisht kënga e parë solo që pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018.
Artistja në një letër të ndarë me fansat deklaroi se për këtë këngë u frymëzua nga periudha të ndryshme në jetën e saj. /Telegrafi/