Telegrafi

Rita Ora vjen me imazhe atraktive, thotë se dëshiron pak pauzë nga xhirimet

Rita Ora Foto: Instagram/ritaora

Rita Ora, artistja me prejardhje shqiptare është ndër më të pëlqyerat në audiencën e gjerë.

Bukuroshja brune përherë merr vëmendje të madhe, qoftë me postime nga jeta, përfshirë edhe nga karriera profesionale.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, Rita ka vendosur që të ndajë disa imazhe atraktive.

“Selfie në banjë. Gjithkush dëshiron një pauzë nga xhirimet për të bërë imazhe në banjë”, ka shkruar ajo.

Ajo u vërejt me një bluzë të kuqe dhe pantallona të zeza, që e bënin të dukej edhe më atraktive.

Kujtojmë se Ora është duke qëndruar në Australi, pasi do të jetë pjesë e “The Voice”. /Telegrafi/