Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë prej figurave publike janë bërë më social me fansat e tyre të shumtë.
Njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila të premten tregoi një anë tjetër të shpirtit të saj.
Ajo vendosi që të vishet si babadimër, dhe tu shpërndajë dhurata fëmijëve të sëmurë dhe punëtorëve në Spitalin Westminster, në Chelsea.
Ajo ndau me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi nga aksioni i ndërmarrë, ku nga fotografitë shihej se ka qenë mjaft e entuziazmuar gjatë shpërndarjes së dhuratave.
“Faleminderit Ati i Krishtlindjeve, @Idriselba që më ftuat mua për të vizituar disa fëmijë dhumë të veçantë dhe infermierët dhe mjekët sot në spital, befasia më e mirë ndonjëherë! Deri vitin e ardhshëm! Falënderime të veçanta për Chelsean dhe Spitalin Westminster dhe Spitalin e Fëmijëve Evelina”, ka shkruar Ora në Instagram.
Ndërkohë, fëmijët e sëmurë duket të jenë lumturuar pa masë, teksa kanë pranuar dhurata nga një yll botëror.
Duke qenë një prej këngëtareve më me ndikim në tregun britanik, Rita tregoi edhe një anë tjetër të saj, atë të humanizmit.
Komentet nga ana e fansave dhe përgëzimet për gjestin e bërë kanë qenë të shumta, ndërkohë që gjatë kësaj iniciative, Rita ka qenë e shoqëruar edhe nga e ëma e saj, Vera Sahatçiu-Ora.
Ndërsa këngëtarja shqiptare është dukur mjaft e veçantë dhe e lezetshme në kostumin e babadimrit. /Telegrafi/