Ajo gjithmonë merr vëmendjen me shijen e saj të modës.
Dhe Rita Ora dukej e qetë, por me stil, e veshur me një palë pantallona kadifeje të lirshme dhe një xhaketë ngjyrë kafe ndërsa doli në Londër të martën mbrëma.
Këngëtarja, 30 vjeçe, zgjodhi nuancat e vjeshtës teksa e kishte veshur xhaketën mbi një këmishë ngjyrë kafe, shkruan DailyMail.
Rita tregoi pak anën e saj provokuese, duke lënë të zbërthyer një prej kopsave të saj te pjesa e dekoltesë.
Ajo dukej e relaksuar në pantallonat e lirshme ngjyrë gështenje, të cilat i kombinoi me një palë atlete të zeza.
Ylli i muzikës pop eci përgjatë rrugës me duart në xhepa dhe për aksesorë zgjodhi një palë syze ngjyrë portokalli.
Rita i kishte mbledhur flokët e saj në stilin bisht, ndërsa mbuloi fytyrën me një maskë mbrojtëse për shëtitjen e mbrëmjes.
Kjo dalje e saj vjen vetëm pak kohë pasi artistja nga Kosova zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të ardhshëm të spektaklit “The Masked Singer”.
Këngëtarja hyri në Instagram për të njoftuar lajmin dhe shkroi: “Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për mbylljen e një episodi të mahnitshëm të ‘The Masked Singer’ të këtij sezoni”.
Këngëtarja i është bashkuar panelit gjykues të spektaklit të përbërë nga: Jonathan Ross, Davina McCall dhe Mo Gilligan.
Spektakli “The Masked Singer”, producent i të cilit është Joel Dommett, sjell fytyrat e njohura publike në një paraqitje me maskime të ndryshme, kryesisht kostume të egra dhe duke kënduar dhe më pas juria duhet ta gjejnë se kush mund të jetë. /Telegrafi/