Rita Ora pësoi një moment të sikletshëm në BBC Breakfast të së premtes, teksa rastësisht tha ‘faleminderit Huw’ në vend të ‘faleminderit’ gjatë një interviste.
Këngëtarja, 32 vjeçe, u shfaq në emisionin e mëngjesit për të promovuar albumin e saj të fundit “You & I” dhe bëri një gabim të vështirë teksa bisedonte me Charlie Stayt.
Krijuesja e një sërë hiteve tha aksidentalisht emrin e prezantuesit Huw Edwards, i cili u akuzua se i kishte paguar 40 mijë euro një adoleshente për fotografi eksplicite.
Gjatë intervistës, Charlie tha: “Ju jeni këtu duke bërë publicitet, kjo është bota në të cilën jetoni dhe në të njëjtën kohë ju ruani qartë privatësinë tuaj”.
Rita më pas u përgjigj: “Po, faleminderit Huw”.
Duke kuptuar atë që tha, ajo shtoi: “Faleminderit Huw? Faleminderit, që e vutë re këtë”.
Gafa ngjalli shpejt komente në rrjetet sociale, derisa shikuesit reaguan ndaj momentit të sikletshëm.
“Rita Ora tha fillimisht Huw dhe më pas vetëm faleminderit, kjo më bëri të qesh”, tha një ndjekës.
“Rita e falënderon Charlie duke i thënë Huë, qesharake”, shtoi një përdorues tjetër.
Charlie nuk reagoi ndaj gafës së Ritës dhe intervista vazhdoi me diskutimin e albumit të saj dhe martesën me regjisorin Taika Waititi.
Edwards përballet me një hetim të brendshëm pasi reporterët e BBC News, Radio 4 dhe Newsnight zbuluan më shumë pretendime për sjelljen e tij, duke përfshirë “sjellje të papërshtatshme ndaj punonjësve të BBC-së në të kaluarën dhe të tashmen”. /Telegrafi/