Telegrafi

Rita Ora vë në pah të pasmet e formësuara me bikini, shijon plazhin në Australi

Rita Ora Foto: DailyMail

Rita Ora së fundmi ka qenë duke shijuar kohën e saj në Sydney të Australisë.

Pasi fluturoi nga Londra, asaj i është dashur të izolohet për 14 ditë në hotel, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme (e diel) ajo është parë duke shijuar kohën në plazh, derisa mahniti me paraqitjen.

30-vjeçarja u shfaq me një palë bikini rozë, ndërsa kishte theksuar tiparet e bujshme trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.

Dizjani i kostumit të larjes bëri që Rita të duket tejet tërheqëse, duke marrë vëmendje të madhe të audiencës.

Bukuroshja bionde zgjodhi që të shfaqet po ashtu pa makijazh, teksa kishte vënë një palë syze.

Qëndrimi i saj në Australi është për shkak të pjesëmarrjes së saj në kompeticionin e popullarizuar, “The Voice”. /Telegrafi/