Në të gjithë botën besimtarët krishterë po festojnë Krishtlindjet, dhe në këtë ditë nuk kanë munguar urimet e shumta nga ana e emrave të njohur.
Një urim të tillë ka bërë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila e ka bërë këtë përmes disa imazheve në llogarinë e saj në Instagram.
31-vjeçarja postoi disa imazhe tejet atrakitve, në të cilat fokusi ishte tek linjat e saj joshëse të trupit, teksa shihet pa makijazh.
Krijuesja e këngës “Anyëhere” pozoi e veshur vetëm në të brendshme me ngjyrë portokalli me shkëlqim dhe një bluzë me të njëjtën ngjyrë e cila ishte e hapur në pjesë e shpinës.
“Gëzuar Krishtlindjet. Ju dua”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave mori komente të shumta.
Ndërkohë, kujtojmë që Rita po kalon festat e fundvitit në Australi bashkë me të dashurin e saj, regjisorin, Taika Waititi, i cili thuhet se pritet t’i propozoi këngëtarës.
Ndryshe, së fundmi Rita ka publikuar projektin e ri “Folloë me” që erdhi në bashkëpunim me DJ Sam Feldt. /Telegrafi/