Rita Ora ka shfaqur fizikun e saj të bujshëm e veshur me një fustan të zi me prerje të shumta të hënën, në spektaklin “The Voice Australia”.
Interpretuesja e hitit “Your Song”, 32 vjeçe, tërhoqi vëmendjen në veshjen provokuese, e cila kishte prerje përgjatë belit dhe gjoksit të saj.
Duke i ofruar kamerës një shumëllojshmëri pozash të zjarrta, Rita tregoi linjat e saj të trupit dhe barkun e tonifikuar, shkruan DailyMail.
Rita i shtoi edhe më tepër shkëlqim pamjes së saj me byzylykë të trashë ari dhe vathë të ngjashëm.
Duke ngacmuar ndjekësit, këngëtarja u kthye dhe hodhi një vështrim pas saj teksa ngriti fustanin deri në fund.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Kush po e shikon ‘The Voice’ deri tani? Ndonjë artist me të cilin jeni tashmë i dashuruar? Më njoftoni në komentet më poshtë”.
Kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi këngëtarja pozoi në një sërë fotografish provokuese nga Ibiza.
Rita përndryshe është zgjedhur për të tretin vit si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”.
Ajo prej më shumë se dy vitesh është shumë e lidhur me kontinentin australian, në të cilin edhe pati fatin që të njihet me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.
Taika është me origjinë nga Zelanda e Re, teksa ka një shtëpi në Sydney – në të cilën qëndron bashkë me Ritën sa herë që shko natje.
Rita ka qenë shumë aktive në muzikë këtë verë, pasi publikoi për fansat edhe albumin e tretë në karrierën e saj, “You & I”. /Telegrafi/