Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ditë më parë mbajti një koncert të suksesshëm në Bullgari.
E pas Ballkanit, këngëtarja shqiptare ka fluturuar për në Maltë, ishull në të cilin do të mbajë koncertin e radhës.
Në disa imazhe të hedhur në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se ka arritur shënosh e mirë në shtetin më të vogël të Evropës Jugore.
E veshur me bikini, Rita duket se ka pasur mundësinë që gjatë ditës të shijojë pak edhe plazhin e këtij ishulli.
Ajo ka vënë në pah gjoksin e saj atraktiv, teksa publikoi një video mjaft ‘të nxehtë’ për ndjekësit e saj në Instagram.
Këngëtarja Ora di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen, dhe kjo ka bërë që ajo vazhdimisht të jetë në fokusin e medieve.
Në mbrëmjen e sotme, ajo do të performojë për herë të parë para fansave të saj në Maltë. /Telegrafi/