Telegrafi

Rita Ora vë në pah format trupore teksa pozon me sytjena transparentë

Foto: Rita Ora/InstaStory

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, ku nuk heziton të tregojë linjat e saj atraktive trupore.

Njëlloj ka bërë edhe në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory – fotografi kjo të cilën ajo e ka realizuar pasi ka bërë disa blerje.

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

E veshur me sytjena transparent dhe shoqëruar me një këmishë të hapur, Ora vuri në dukje linjat e saj atraktive trupore.

Pantallonat e zeza prej lëkure i jepnin asaj një pamje edhe më tërheqëse, teksa dukej e lumtur pas shopingut.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Blerja është për një pamje të bezdisshme reale, sa e mërzitur dukem, qesharake”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ajo përndryshe së fundmi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike për heqjen e bajameve, pasi kishte pasur disa probleme shëndetësore.

Rita tani duket mirë dhe është gati të vazhdojë me projektet e reja, teksa është bërë e ditur se kënga e saj e re për fansat, do të publikohet në mars të këtij viti. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)