Site icon Telegrafi

Rita Ora vë në dukje këmbët e gjata dhe barkun e skalitur në një dalje në Londër

Rita Ora dukej e pabesueshme me një veshje seksi kur u largua nga realizimi i një fotosesioni në Londër.

Këngëtarja e hitit “Let Me Love You”, 32 vjeçe, mahniti kalimtarët teksa doli e veshur me një bluzë të zezë, të cilën e kombinoi me pantallona të shkurtra çiklizmi të ngushta me vija.

Rita buri në dukje barkun e saj të tonifikuar, duke tërhequr vëmendjen me zinxhirin e barkut i zbukuruar me diamante, shkruan The Sun.

Foto: Goff

Ajo tregoi këmbët e saj të gjata ndërsa kishte veshur një palë çorape të gjata deri tek gjuri, të veshura me çizme lëkure të zeza.

Pavarësisht natyrës tërheqëse të pamjes së saj, Rita u përpoq disi të mos binte në sy para njerëzve, ndërsa kishte vendosur një palë syze dhe një kapele bejsbolli.

Foto: Goff

Dhe ndërsa temperatura ishte përvëluese jashtë, ajo kishte veshur një xhaketë të shndritshme të varur lirshëm nga krahët e saj.

Këngëtarja kohët e fundit publikoi këngën e saj më të re “Don’t Think Twice”, e cila është pjesë e albumit të saj të tretë në ardhje, “You & I”.

Foto: Goff

Rita duket e panjohshme në disa skena të klipit të saj më të fundit, regjinë e të cilin e ka realizuar bashkëshorti i saj, Taika Waititi.

Në videon muzikore me temën e Kësulëkuqes, Rita, 32 vjeçe, mund të shihet duke u kthyer në një përbindësh.

Foto: Goff

Videoja është xhiruar në atdheun e bashkëshortit të burrit të Ritës, Zelandën e Re.

Madje ai shfaqet në disa pjesë të klipit bashkë me gruan e tij, Ritën.

Foto: Goff

Fansat e vlerësuan videon muzikore në rrjetet sociale, me një prej tyre që theksoi: “A mund të flasim se sa shumëplanëshe është Rita Ora dhe sa artiste e mrekullueshme është ajo? Ajo është një nga të paktat që gjatë gjithë karrierës së saj arriti të rikrijojë veten dhe të përshtatet me kalimin e kohës”. /Telegrafi/

Foto: Goff
Exit mobile version