Site icon Telegrafi

Rita Ora vazhdon t’i shërbejë kafenë babait, zgjedh një fotografi të rrallë nga fëmijëria për t’i uruar ditëlindjen

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të zhvillojë turin e saj të koncerteve në mbarë botën.

Aktualisht, ajo ndodhet në shtetin aziatik teksa pranë saj për të ndjekur nga afër performancat e vajzës së tyre, kanë shkuar edhe prindërit e saj.

Rita Ora (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu (Ora), ka festuar sot (e martë) ditëlindjen e tij.

Ai ka pranuar urime të shumta nga miq, kolegë dhe familjarë, teksa një për një prej urimeve më të veçanta u kujdes vajza e tij e famshme, Rita.

Kjo e fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga e kaluara, e realizuar në kohën kur ajo ishte shumë e vogël.

Lexo po ashtu Rita Ora në Australi, flet shqip në radio dhe u mëson disa fjalë në gjuhën amtare moderatorëve të emisionit (Video)

Në këtë imazh, babai i këngëtares shfaqet në pritje të një kafeje, tabakanë e së cilës e mban Rita e vogël, e veshur me një fustan të kuq.

“Urime ditëlindjen babi. Ti je shoku imë më i mirë, heroi im, ‘partneri im në krim’ dhe ti ende më pyet mua për të të përgatitur ty një kafe. Pra, këtu dhe për shumë vite të tjera të marrjes së kafesë”, ka shkruar Rita në urimin e saj.

Përndryshe, pas Azisë, Rita do të vazhdojë me turneun e saj të koncerteve edhe në Evropë, për të promovuar albumin e saj më të fundit “Phoenix”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version