Që nga e enjtja, Mbretëria e Bashkuar është futur për herë të dytë në karantinë.
Ata do të jenë për katër javë të plota në bllokim, pas rritjes së ndjeshëm të infeksioneve me virusin vdekjeprurës, COVID-19.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore e cila jeton dhe vepron në Londër, Rita Ora, duket se po e vuan shumë periudhën e izolimit të dytë.
Ajo ndau me 16 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, të realizuar me pjesëtarë të stafit të saj gjatë kohës sa ndodheshin në Miami.
Fotografitë përfshijnë momente kur stafi bashkë me këngëtaren bëjnë përzgjedhjet e veshjeve dhe planprogramin për artisten.
Në përshkrimin e fotografive, 29-vjeçarja shkroi se po i mungojnë jashtë mase të tilla mbledhje me stafin dhe miqtë e saj.
“Më mungon të pasurit takime dhe mbledhje përreth. Kjo është ajo që duket në thelb, ne vetëm duke i thënë njëri-tjetrit atë që na pëlqen dhe nuk na pëlqejnë të gjitha në të njëjtën kohë! Kjo ishte në Miami në fillim të vitit”, ka shkruar artistja shqiptare.
Rita përndryshe këtë vit ka sjell vetëm një projekt muzikor, baladën “How to be lonely” në muajin mars, e cila u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/