Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, krenohet gjithnjë me rrënjët e saj.
Së fundmi, përmesa disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ajo ka kujtuar momentet nga vizita e saj e fundit në Kosovë.
Rita u kthye në vendlindje në ditët e para të muajit prill, për të realizuar një mision të veçantë së bashku me UNICEF-in.
Ajo ka vizituar disa familje nevojtare, një qendër fëmijësh si dhe ishte prezente në Bilbiotekën Kombëtare më 10 prill para qindra të rinjve në Prishtinë.
Lidhur me këtë vizitë, raportuan mediat më të famshme ndërkombëtare, gjersa UNICEF në bashkëpunim me Soccer Aid kanë realizuar edhe një dokumentar që do të transmetohet sot (e diel).
“Në prill, unë shkova në Kosovë në mbështetje të @Socceraid për @unicef_uk për të parë punën e mahnitshme që Unicef bën për të mbështetur dhe përmirësuar jetën e fëmijëve. Kam vizituar një qendër të kopshtit të fëmijëve që mbështet familjet lokale duke i dhënë fëmijëve një vend ku të shkojnë çdo ditë për të ngrënë ushqime të nxehta, për të mësuar, zhvilluar dhe luajtur. Qëndroni pranë Soccer Aid këtë të diel në 6:30 në @itv @ wearestv1 për të mësuar më shumë rreth udhëtimit tim dhe ju lutemi jepni atë që mundeni kështu që ne mund të mbrojmë luajtjen për çdo fëmijë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram.
E njëjta gjeti kohën që në mes të turneut të saj shumë të suksesshëm, “Phoenix”, të ishte prezente për disa ditë në vendlindjen e saj. /Telegrafi/