Site icon Telegrafi

Rita Ora vazhdon të shijojë motin me diell në Australi, publikon imazhe atraktive në bikini në bregdet

Ajo është zhvendosur përkohësisht në Sydney, ndërsa ka marrë detyrën e re si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Dhe Rita Ora dukej se po shfrytëzon në maksimum plazhet e klasit botëror të vendit dhe ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, një nga çastet e relaksit që po shijonte të mërkurën.

Këngëtarja 30 vjeçare, tregoi linjat e saj trupore, ndërsa u paraqit me bikini ngjyrë jargavan në një pishinë, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” gjithashtu kishte vënë disa gjerdanë prej ari përreth qafës.

Ajo dukej tejet tërheqëse me flokët e saj bionde, ndërsa dilte nga uji.

Kjo zhytje e saj, vjen një ditë pasi albumi i Ritës, “Phoenix” u certifikua me pllakatën multi-platin në Australi.

Këngëtarja mori pjesë në një ngjarje të veçantë në ‘Warner Music Australia’ për të shënuar rastin, dhe dukej mahnitëse me një fustan të zi në stilin xhaketë.

E nxitur për arritjen e saj, ajo shkroi në Instagram: “Faleminderit ekipit tim të mahnitshëm Warner Music Australia! Multi platin! Faleminderit për të gjithë punën tuaj të palodhur dhe gjithnjë duke dhënë për mua”.

Rita kohët e fundit u zotua të hiqte dorë nga stili i jetës së shfrenuar pas skandaleve të saj të ashpra në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar.

Në një intervistë të re, muzikantja pranoi se ajo ‘nuk mund të bëjë më ato që bënte më parë’ që kur mbushi 30 vjet.

Këngëtarja bëri bujë në muajin nëntor kur theu rregullat anti-COVID në Angli, me organizimin e një feste të jashtëligjshme të ditëlindjes në restorantin ‘Casa Cruz’ në Notting Hill.

Për organizimin e kësaj feste, artistja u quajt ‘egoiste’ dhe u gjobit me 10,000 funte nga policia për organizimin e festës në periudhë izolimi në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Exit mobile version