Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, pothuajse gjithë kohën e izolimit që erdhi si shkas i coronavirusit, e ka kaluar në fshat.
Ajo ishte nisur me shoqërinë e saj për të kaluar një vikend në një fermë në veri-perëndim të Londrës, ku edhe do të kompozonin këngët më të reja të albumit të saj të tretë që do të vijë së shpejti.
Mirëpo ata nuk mundën të kthehen, kjo pasi gjatë qëndrimit atje, kryeministri britanik Boris Johnson mori vendim për ndalimin e qarkullimit për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Kështu, Rita ka mbajtur vazhdimisht të azhurnuar fansate saj me postime të ndryshme në rrjetet sociale, duke treguar për momentet e bukura që po i kalon në fshat.
Në një intervistë virtuale të dhënë për iHeart Radio pak ditë më parë, 29-vjeçarja u shpreh se ka gjetur qetësinë duke i shijuar më në fund në jetë disa muaj qëndrimi në të njëjtin vend, pa pasur nevojë të udhëtojë jashtë vendit për punët e saj.
Së fundmi, Rita publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej gjatë një shëtitje në fshatin ku po qëndron, ku gjatë rrugës ishte takuar rastësisht me disa lama, që po kullosnin aty pranë.
“Parajasë”, shkroi atistja Ora në mbishkrimin e fotografisë, teksa mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.
Rita gjatë kësaj kohe të izolimit ka shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “How to be lonely”, e cila është publikuar pak muaj më parë dhe është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/