Rita Ora thuhet se nuk do të jetë më në panelin gjykues të “The Masked Singer”, pas thyerjes së rregullave për COVID-19.
Pronarët e ITV raportohet se janë të zhgënjyer nga sjellja e Orës kur mësuan për kamerat e fikura në lokalin ku festoi ditëlindjen, në të cilin të pranishëm ishin edhe disa të famshëm përfshirë këtu modelen, Cara Delevingne.
Ylli i muzikës pop ka kërkuar falje për shkeljen e rregullave dhe për vendimin e papritur e të momentit për të kremtuar ditëlindjen në Notting Hill, në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar ishte në izolim.
“The Masked Singer” ndërkohë do të shfaqë të gjithë gjyqtarët e tjerë si: Jonathan Ross, Davina McCall dhe Mo Gilligan e po ashtu edhe prezantuesin Joel Dommett – por Rita nuk është ftuar më.
Ndërsa siç thuhet në vend të saj do të vijë Oti Mabuse nga Stricly.
Një burim ka thënë për Daily Mirror se: “Shikuesit e kanë parë Ritën të shtunën në mbrëmje për javë të tëra, por që Masked Singer u xhirua përpara ditëlindjes së saj”.
Një burim i afërt me Orën pohoi se këngëtarja nuk po merrte pjesë në shfaqje për shkak të një problemi me orarin, duke i thënë MailOnline: “Në të njëjtën kohë ajo është në Australi dhe do të filmojë The Voice për muajt e ardhshëm”. /Telegrafi/