Site icon Telegrafi

Rita Ora vazhdon të ndajë me fansat imazhe joshëse nga Parisi, ndërsa paralajmëron koncertin në Kullën Eiffel

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, më datën 30 të këtij muaji do të realizojë një koncert nga maja më e lartë në Paris.

Rita do të ngjitet në Kullën Eiffel për të interpretuar live repertoarin e saj të këngëve në një koncert virtual, biletat e së cilti kanë dalë tashmë në shitje.

30-vjeçarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka promovuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve këtë koncert, duke i ftuar fansat të prenotojnë biletën e tyre.

Ajo ka realizuar edhe spotin reklamues të koncertit në kryeqytetin fancez, në të cilin shfaqet mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtër ngjyrë blu.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi me këtë paraqitje, duke rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me dukjen e saj glamuroze.

“Më pak se një muaj deri në kohën e spektaklit! Shkoni story-t e mija për bileta në filmin tim të performancës, Rita në Paris”, ka shkruar Ora në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj.

E njëjta këtë kohë po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit, “Seaside”, të cilën e solli në bashkëpunim me Diane Warren, Sofía Reyes dhe Reik. /Telegrafi/

 

Exit mobile version