Artistja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, vendosi që në këtë fundvit të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Biondja shkurtoi tërësisht flokët, gjë që e bëri të duket më joshëse dhe më atraktive në të njëjtën kohë.
Bukuroshja shqiptare po ashtu vazhdon të jetë tejet e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa shpesh ndan me fansat fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria.
Meqenëse dje prezantoi look-un e ri me një pozë provokuese, e cila mori mbi 526.437 pëlqime e me mijëra komente, sot ajo ka sjellë të tjera fotografi me këtë pamje.
29-vjeçarja publikoi dy imazhe tjera tërheqëse që ia vënë në pah pamjen e re dhe duket më se ndryshe ngaqë jemi mësuar.
Ora e shoqëroi këtë fotografi me përshkrimin “Unë dëshiroj Panettone”, një lloj të ëmbëlsirës italiane që zakonisht gatuhet për festat e fundvitit (Krishtlindjet apo Vitin e Ri).
Para disa ditëve, Rita performoi në eventin madhështor “Jingle Bell” të organizuar nga Capital FM në Londër, ndërkohë që këto ditë ka përfunduar edhe disa nga xhirimet e filmit “Twist”, ku do të luajë një nga rolet kryesore. /Telegrafi/