Telegrafi

Rita Ora me vallëzim atraktiv para kamerës, bën për vete fansat

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen me dukjen e saj atraktive.

Së fundmi, Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa video, ku shfaqet në veshje sportive, teksa ofron një vallëzim mjaft atraktiv për fansat.

 

Ora duket mjaft tërheqëse, duke mos hezituar të vë në pah linjat trupore dhe duke kërcyer para kamerës.

Së fundmi, ajo i ka lajmëruar fansat e saj se shumë shpejt do të sjell një projekt të ri muzikor, që do t’i pasojë këngës së saj më të fundit që e solli pesë muaj më parë.

Ajo ka punuar prej kohësh në albumin e saj të tretë, publikimi i së cilit është shtyr pak nga pandemia globale COVID-19. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram