Rita Ora u vesh për të bërë përshtypje të dielën teksa pozoi për një sërë fotografish magjepsëse në Instagram, të publikuara nga prapaskenat e spektaklit “The Masked Singer”.
Këngëtarja, 32 vjeçe, dukej sensacionale me një fustan të zi pa rripa, i cili mbante një numër harqesh verbuese argjendi në pjesën e përparme.
Veshja mburrej me një fund prej kadifeje dhe bluzë të tejdukshme në stilin e korsesë, e cila e mbyllte atë në bel me një rrip të endur, shkruan DailyMail.
Rita dukej edhe më vezulluese me askesorët e saj, përkatësisht disa byzylykë që përputhen me veshjen.
Artistja e lindur në Prishtinë i shtoi centimetra lartësisë së saj me një palë taka të larta argjendi dhe gjithashtu kishte vënë një palë vathë.
Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” i kishte kapur flokët e saj bionde në stilin bisht, duke e lënë thekën e saj të shtrirë në njërën anë dhe duke inkuadruar fytyrën e saj.
Ajo aplikoi një gamë të përsosur makijazhi për të treguar bukurinë e saj, duke përfshirë një rimel dhe buzëkuq me shkëlqim.
Rita pozoi për një ‘selfie’ në panelin e jurisë me kolegun e saj Jonathan Ross, 62 vjeç, i cili dukej elegant i veshur me një kostum të zi dhe kravatë të verdhë të ndezur.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Gëzuar Vitin e Ri 2023, ‘The Masked Singer’ është kthyer për një tjetër maratonë”.
Rita dhe Jonathan janë dy nga anëtarët e jurisë së spektaklit “The Masked Singer” së bashku me Davina McCall, 55 vjeç, dhe komedianin Mo Gilligan. /Telegrafi/