Site icon Telegrafi

Rita Ora uron ditën botërore të shëndetit mental, tregon disa këshilla që duhet ndjekur për një jetë më të lumtur

Rita Ora (Foto: Stefania M. D'Alessandro/Getty Images/Guliver)

Ndonëse artistët janë të destinuar që t’i argëtojnë të tjerët, shpesh ata janë vet personat që vuajnë nga pasojat e shëndetit mental.

Duke qenë gjatë gjithë kohë në presion të famës, kjo i bënë ata që të kenë edhe më shumë probleme në aspektin e disponimit të tyre.

Data 10 tetor, e cila njihet ndërkombëtarisht si dita ndërkombëtare e shëndetit mental, është shënuar me aktivitete dhe mënyra të ndryshme në mbarë globin.

Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen në Moskë: Nëna ime ka studiuar këtu, më pëlqen ushqimi dhe kultura e këtij vendi

Edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk harroi që t’ua kujtojë fansave të saj këtë ditë.

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Rita shkruajti “Urime dita ndërkombëtare e shëndetit mental”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Shëndeti juaj mental është më i rëndësishëm se sa testi, intervista, takimi i drekës, takimet, darka familjare, dhe vrapi pas ushqimeve. Bëni kujdes për veten tuaj”, shkruhej në një mesazh që Ora ndau me fansat e saj.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare ka treguar në disa intervista se ka pasur momente gjatë karrierës kur nuk ka qenë mirë me disponim, por që pranë i është gjindur mamaja e saj, Vera, e cila më shumë se kushdo tjetër është eksperte e shëndetit mental, pasi është psikiatre me profesion. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Vera Ora (Foto: Thos Robinson/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version