Telegrafi

Rita Ora i uron ditëlindjen MTV-së, kujton disa nga paraqitjet më ikonike ndër vite në spektaklet EMA dhe VMA

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke qëndruar në Los Angeles gjatë këtyre ditëve.

Ajo ndërkohë po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e përditshme.

Së fundmi, 30-vjeçarja vendosi që përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram të urojë gjigantin MTV për përvjetorin e tyre të themelimit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ka kujtuar disa nga paraqitje më ‘të nxehta’ në eventet si MTV Video Music Awards dhe MTV Europe Music Awards, ku shumë herë ka performuar, prezantuar e edhe është shpërlbyer me çmime.

Lexo po ashtu Rita Ora dhe Taika Waititi konfirmojnë romancën e tyre, teksa shfaqen dorë për dore në premierën e ‘Suicide Squad’

Rita Ora është shqiptarja e parë në histori që fitoi një çmim MTV EMA dhe një çmim MTV VMA.

“Gëzuar ditëlindjen MTV! Ju keni qenë një pjesë kaq e madhe e karrierës sime dhe mbani disa nga kujtimet e mia më të bukura! Faleminderit që më mbështesni gjithmonë dhe më lejoni të jem pjesë e diçkaje që kam parë që kur isha një vajzë e vogël! Cili është momenti juaj i preferuar?! Komentoni më poshtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Kujtojmë që Rita Ora fitoi çmimin e parë MTV Europe Music Awards në vitin 2017, në kategorinë “Fuqia e çmimeve të muzikës”, gjersa një vit më vonë u bë e para shqiptare në histori që u shpërblye me një çmim MTV Video Music Awards, në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”, për këngën “Lonely together” në bashkëpunim me DJ-në e ndjerë, Aviciin. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram