Rita Ora është shprehur tejet emocionale me rastin e ditëlindjes së nënës së saj.
Është Vera ajo që po feston ditëlindjen dhe me këtë rast ka marrë urime dhe nga vajza e saj, Rita.
Vet Rita ka publikuar një fotografi nga fëmijëria ku shihet së bashku me nënën e saj në llogarinë e saj në Instagram.
“Kjo grua më bëri kjo që jam sot. Urimë ditëilndjen dhe faleminderit që je shoqja ime më e mirë”, u shpreh Rita në postimin e saj.
Është vërtet shokuese ngjashmëria që Rita ka me nënën e saj, e që si duket ajo është një pasuese e denjë e nënës së saj.
Rita Ora është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare në mbarë botën.
Ajo lansoi tri këngë, teksa në 2018 është viti për publikimin e albumit të saj. /Telegrafi/