Sot (e diel) po feston ditëlindjen babai i artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Besniku.
Dhe në këtë ditë të veçantë për familjen Ora nuk ka munguar një urim publik nga këngëtarja 31-vjeçare.
Rita postoi disa imazhe nga fëmijëria ku ajo shihet pranë babait të saj, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar.
“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë numëroj yjet e mi të fatit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotove të realizuara para shumë vitesh.
Ndërkohë, kujtojmë që ditë më parë ylli i këngën “Anywhere” u bë pjesë e Javës së Modës në Milano, teksa u shoqërua nga partneri i saj, Taika Waitit, motra Elena dhe vëllai Don.
Artistja nga Kosova aktualisht është rikthyer në Amerikë për të vazhduar angazhimet të tjera profesionale, teksa u fotografua me një pamje të thjeshtë gjatë një dalje në New York.
Ndryshe, projekti i saj i fundit muzikor është bashkëpunimi me DJ Feldt “Follow Me”. /Telegrafi/