Site icon Telegrafi

Rita Ora uron 8 marsin në mënyrë të veçantë, paralajmëron një projekt të veçantë për fuqizimin e femrave

Foto: Escada/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, aktualisht është në turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, në Australi.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që sot (e premte), me rastin e festës së 8 marsit, t’iu urojë të gjithë femrave këtë festë.

Rita Ora (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Rita ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, të realizuara në prapaskenat e xhirimeve të reklamës së markës “Escada”, me të cilën Ora ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi këtë vit.

“Jam shumë krenare që po punoj me @womenforwomenuk dhe @escadaofficial për të mbështetur fuqizimin e femrave. Kjo dashuri e pabesueshme i ndihmon gratë që mbijetuan nga lufta të rindërtojnë jetën e tyre. Për të festuar #InternationalWomensDay 2019, unë jam bashkuar me fushatën #MessageToMySister të bamirësisë dhe kam dërguar një mesazh të solidaritetit te një grua e mbijetuar e luftës. Shikoni këtë hapësirë për një projekt të veçantë me ESCADA dhe ‘Women for Women International’ së shpejti”, ka shkruar Rita në Instagram.

Përndryshe, pak ditë më parë ajo publikoi klipin e saj më të ri “Only Want You” në bashkëpunim me 6LACK, që u prit mirë nga fansat e saj.

Ajo ka qenë e përfolur ditëve të fundit edhe për jetën private, pasi thuhet se bukuroshja me prejardhje nga Kosova i ka dhënë fund lidhjes me aktorin e “Spider Man’, Andrew Garfield. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version