Telegrafi

Rita Ora i uron shqiptarët për 28 nëntorin (Foto/Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora u ka uruar të gjithë ndjekësve të saj festën e 28 nëntorit.

Ajo ka publikuar një video në lnstaStory, ku shfaqet brenda një veture, nga xhami i së cilës vërehet një furgon që prapa kishte simbolin e shqiponjës dykrenare.

Lexo po ashtu Rita Ora: Mos harroni origjinën time (Foto)

“Urime pavarësinë Shqipëri. Ju dua”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e videos.

Ora para pesë viteve ishte në Tiranë, ku performoi në koncertin e mbrëmjes me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Rita Ora në vitin 2012 në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Duket se data 28 ngelet përherë në mendjen e Ritës, e cila përveç festës, ruan edhe kujtime shumë të bukura nga performanca e saj emocionuese në Tiranë. /Telegrafi/