Rita Ora ka folur për sakrificat e familjes së saj si refugjat në Londër.
Ajo ka lavdëruar prindërit e saj për përpjekjen e tyre për të rindërtuar jetën në një vend të huaj pas arratisjes nga Kosova, transmeton Telegrafi.
Rita ka zbuluar se fluturimi me të cilin u shpërngulën nga Kosova ishte fluturimi i fundit para se aeroporti të mbyllej dhe për këtë ajo ndihet mjaft me fat.
Mes tjerash ylli ka treguar për gjendjen ekonomike të tyre duke thënë se fillimisht ajo dhe motra e saj Elena janë dërguar në jetimore, gjersa prindërit e saj kanë punuar fort për të arritur këtu ku janë sot. /Telegrafi/