Site icon Telegrafi

Rita Ora tregon vendin e saj më të preferuar në tokë

Rita Ora (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, këto ditë është duke qëndruar në Francë.

Ajo ka pasur një paraqitje të shkëlqyer ditë më parë në Festivalin e Filmit në Kanë, me çka edhe mori vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.

Ora është bërë gjithashtu imazh i akullores së famshme “Magnum”, për një nga kampanjat e reklamimit në këtë festival.

Rita, e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, po ndan shumë nga momentet e këndshme me ndjekësit e saj.

Lexo po ashtu Rita Ora imazhi i "Magnum" në Festivalin e Kanës, duket sensacionale me dukjen e saj

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të realizuara në resortin ku po qëndron, të cilin e ka quajtur si vendin e saj më të preferuar në këtë tokë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Bëhet fjalë për “Hotel du Cap-Eden-Roc”, që ndodhet në Antibes, në rivierën franceze.

Në pamjen e parë, kjo ndërtesë jep përshtypjen e një pallati, por në fakt themeluesi i gazetës “Le Figaro” të Francës, Hippolyte de Villemessant, e kishte ndërtuar këtë në  vitin 1869, si një vilë për shkrimtarët që kërkonin frymëzim.

Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Më vonë, ajo është bërë pronë private por që ende ruhet si një ndër objektet me trashëgimi kulturore për Francën.

Duket se ky vend i ka bërë shumë përshtypje artistes shqiptare, përderisa ka shkruar “Vendi im i pëlqyer në tokë”, në mbishkrimin e njërës prej fotografive. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory
Exit mobile version