Rita Ora ka qenë gjatë ditëve të kaluar në ngjarjen kryesore të modës, MET GALA.
Bukuroshja jonë ka defiluar në tapetin e kuq të mbrëmjes që u mbajt në qytetin amerikan të New Yorkut.
Ajo ishte e shoqëruar me modelen, Kate Moss si dhe këngëtaren, Lizzo, të cilët e përfshin në një situatë aspak të këndshme.
Në fakt, 28-vjeçarja ka treguar se treshja kishte flirtuar me kamerierët gjatë kohës sa ishte në ndejë.
“Po qëndroja me Lizzon dhe e shikoja vazhdimisht se po e kthente kokën pas. E pyeta se çfarë po bën? Përgjigja e saj ishte, ‘po flirtoj me kamerierët’. Papritmas u përfshiva edhe unë. Pse të mos flirtoja? Ata të gjithë ishin tejet të pashëm”, ka thënë Rita, e cila ishte mysafire në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.
Ndryshe, shqiptarja pohoi se ka menduar t’ua vinte zjarrin flokëve që të dukej më eksperimentuese. /Telegrafi/
https://youtu.be/r4iXOd-k0tE