Këngëtarja Rita Ora mesa duket do të publikojë edhe një tjetër këngë deri në përfundim të vitit.
Ora ka konfirmuar për MTV se do të sjellë edhe një këngë të re para se të prezantojë “Europe Music Awards”, që do të mbahet në Londër më 12 nëntor.
20 tetor është data e lansimit të këngës së saj më të re, e cila do të mbajë titullin “Anywhere”.
“Jam shumë e emocionuar, e dini se nuk më pritet. Nuk kam qenë asnjëherë kaq krenare. Kjo këngë përfaqëson dëshirën e vërtetë për t’u çliruar nga çdo gjë, që mendoj se është shumë e rëndësishme për shkak të asaj që kemi kaluar këtë vit si qytet dhe vend”, ka thënë Rita Ora.
Gjatë vitit, këngëtarja shqiptare solli dy projekte shumë të suksesshme “Your Song” dhe “Lonely Together” në bashkëpunim me Aviciin, të cilat u mirëpritën mirë nga publiku. /Telegrafi/