Rita Ora është ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
“Jeni duke pritur për një jetë të tërë”, këndon Rita në duetin me Liam Payne, “For You”.
Dhe ajo na tregon se kjo ka qenë një temë e këngëve që kishte planifikuar që një kohë të gjatë ta realizonte.
Ajo më tutje zbulon edhe cila ishte kënga e parë e bukuroshes sonë dhe se kur e kishte shkruar këngën.
“Kënga ime e parë ishte “I’ll Be Waiting”. Atë e kam shkruar kur isha 15-vjeçare. Ajo tingëllon “Do të pres që të më lirosh”, pohoi Rita për BBC-në.
“Unë mendoj se ende pres që dikush të m’i zgjidh këmbët”, pohoi 27-vjeçarja shqiptare.
Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore gjersa do të jetë e pranishme në një koncert në Tiranë. /Telegrafi/