Site icon Telegrafi

Rita Ora tregon këmbët e tonifikuara në Sydney, ndërsa tregon bukurinë e saj natyrale pa makijazh

Ajo do të rimarrë sërish rolin e saj si gjyqtare në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.

Dhe Rita Ora duket se po e shijon kohën në Australi para premierës së sezonit të ri të “The Voice” në Australi, që thuhet se do të nisë në prill ose maj, shkruan DailyMail.

Super ylli shqiptaro-britanik, 32 vjeçe, u pa duke vizituar artisten e vetullave Amy Jean Linnehan në sallonin e saj të njohur “Amy Jean Eye Couture” në Double Bay të enjten.

Rita u përpoq të mos vërehej në publik, pasi kishte vënë një kapele të zezë bejsbolli dhe syze dielli të zeza të mëdha.

Pavarësisht pamjes së saj të rastësishme, ajo ende dukej në çdo centimetër një yll, duke treguar këmbët e saj super të tonifikuara e veshur me një fund mini ngjyrë gri të kombinuar me një këmishë të madhe blu dhe të bardhë.

Ajo kishte veshur edhe një palë baleta të zeza të markës “Miu Miu”, teksa mbante telefonin dhe çelësat e saj në njërën dorë dhe një çantë të zezë në tjetrën.

Flokët e saj kaçurrela ishin lënë në valë të lirshme, ndërsa kishte aplikuar një makijazh natyral në fytyrën e saj.

Ndërkohë bukuroshja Amy Jean ishte veshur për ditën e saj të punës me një mini fustan xhins nga marka “Louis Vuitton”.

Amy publikoi një fotografi në lidhje me klienten e saj të famshme në faqen në Instagram të biznesit.

“Vajza jonë e preferuar është kthyer në karrigen e vetullave”, ka shkruar ajo, duke ndarë me ndjekësit një ‘selfie’ të saj dhe Ritës pas takimit.

Këngëtarja është parë në Sydney, pasi ajo u rikthye në kontientin australian të hënën e kaluar për të filluar provat e saj për spektaklin “The Voice Australia”.

Ajo mbërriti në kontinentin e largët me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi dhe prindërit, Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Ylli i muzikës pop ka kaluar shumë kohë në Australi teksa iu bashkua spektaklit “The Voice Australia” si trajnere në vitin 2021, madje tha se do të donte të blinte një shtëpi në Sydney një ditë.

Ajo i tha The Daily Telegraph vitin e kaluar se kishte vendosur të blinte një pronë në Harbor City.

“Unë thjesht e dua Australinë, kam gjetur vërtet një shtëpi të mrekullueshme këtu”, tha ajo.

“Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”, kishte thënë këngëtarja nga Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version