Ajo njihet për sensin e saj të jashtëzakonshëm të stilit.
Dhe Rita Ora dukej sensacionale teksa publikoi një sërë fotografish të ndryshme të hënën në Instagram.
Krijuesja e hitit “Poison”, 31-vjeçare, shfaqi figurën e mahnitshme me një kostum të ngjashëm ndërkohë që po shijonte një kafe në një pushim nga puna dhe angazhimet e mëdha.
Biondja u shfaq me një triko me një stil të veçantë që ia tregonte njëherësh barkun e tonifikuar në mënyrë të përsosur.
Ajo e kompletoi pamjen me një palë xhinse të verdha që shfaqnin disa prerje në pjesën e kofshës.
Rita pozoi në një sërë pozicionesh të ndryshme, e cila shikonte në mënyrë joshëse në kamerë përpara se të kthehej për të ofruar një pamje të pjesës së poshtme.
Sa i përket grimit, autorja e “Anywhere” zgjodhi të bënte një grim po ashtu unik që të siguronte vëmendjen e plotë.
Rita mes tjerash në gusht u raportua se është martuar fshehurazi me partnerin e saj, Taika Waititi, në një ceremoni intime në Londër.
Çifti dolën publikisht me lidhjen e tyre vitin e kaluar, kurse për herë të parë së bashku ishin parë në prill të vitit 2021. /Telegrafi/