Telegrafi

Rita Ora tregon figurën mahnitëse me bikini

Ajo filloi udhëtimin e saj në Itali javën e kaluar, kur u ngjit në skenë së bashku me Jess Glynne për një koncert.

Dhe Rita Ora u pa duke shfrytëzuar disa ditë pushimi më vonë, teksa hipi në një jaht në brigjet e Porto Cervo, Sardenjë, shkruan DailyMail transmeton Telegrafi.

Këngëtarja e hitit “Girls”, 28 vjeçe, dukej e hatashme, ndërsa u shfaq e veshur me një palë bikini të zeza dhe shfaqte me krenari fizikun e saj të tonifikuar.

Ylli shqiptar po ashtu mori vëmendje me disa aksesorë rreth qafës dhe natyrisht se pamja e saj natyrale ishte për t’u admiruar.

Biondja po vazhdon turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, në kuadër të promovimit të albumit të saj të fundit me të njëjtin emër.

Lexo po ashtu Korea e Jugut destinacioni i radhës për Rita Orën, këngëtarja befasohet nga pritja e fansave

Pas koncerteve të mbajtura në Portugali dhe Itali, Rita së fundmi performoi te Koreja e Jugut dhe në Tokio. /Telegrafi/