Ajo filloi udhëtimin e saj në Itali javën e kaluar, kur u ngjit në skenë së bashku me Jess Glynne për një koncert.
Dhe Rita Ora u pa duke shfrytëzuar disa ditë pushimi më vonë, teksa hipi në një jaht në brigjet e Porto Cervo, Sardenjë, shkruan DailyMail transmeton Telegrafi.
Këngëtarja e hitit “Girls”, 28 vjeçe, dukej e hatashme, ndërsa u shfaq e veshur me një palë bikini të zeza dhe shfaqte me krenari fizikun e saj të tonifikuar.
Ylli shqiptar po ashtu mori vëmendje me disa aksesorë rreth qafës dhe natyrisht se pamja e saj natyrale ishte për t’u admiruar.
Biondja po vazhdon turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, në kuadër të promovimit të albumit të saj të fundit me të njëjtin emër.
Pas koncerteve të mbajtura në Portugali dhe Itali, Rita së fundmi performoi te Koreja e Jugut dhe në Tokio. /Telegrafi/