Site icon Telegrafi

Rita Ora tregon dukjen e saj natyrale pa makijazh, teksa xhiron veten në shtrat me shoqen e saj

Ajo ka qenë duke kaluar kohën e izolimit jashtë Londrës, pasi së bashku me shoqërinë e saj ngeli e karantinuar në një fermë në fshat, ku kishin shkuar për të punuar rreth albumit të saj të ri.

Këngëtarja Rita Ora e mbajti veten të argëtuar ndërsa qëndronte në shtëpi dhe me shoqen e saj Jana Sascha, po luanin lojëra argëtuese dhe momentet po i ndanin me fansat e tyre në rrjetet sociale.

Këngëtarja, 29 vjeçare, dukej me e freskët në fytyrë teksa tregoi bukurinë e saj natyrale dhe ishte pa makijazh e shtrirë në shtrat me shoqen e saj, shkruan DailyMail.

Rita kishte veshur një bluzë të bardhë të lirshme, teksa kishte vënë si aksesorë një gjerdan ari.

Ajo dukjem mjaft sportive me flokët e mbledhura lart, teksa vinte në pah tiparet natyrale të bukurisë së saj.

Dy shoqet realizuan së bashku disa lojëra zbavitëse, duke provuar ndër to edhe emërtimin e tri sendeve në bazë të një shkronje që filteri i InstaStory-t të përcakton.

Ky postim i artistes me prejardhje shqiptare vjen vetëm pak kohë pasi ajo publikoi në Instagram një video, ku shihej duke duartrokitur për punëtorët e kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version