Site icon Telegrafi

Rita Ora tregon djegiet e marra nga dielli gjatë pushimeve

Rita Ora. Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver

Këngëtarja Rita Ora bashkë me motrën e saj, Elenën, dhe disa miq të tyre, vendosën ta festojnë Vitin e Ri në ishujt Maldive.

Me këtë rast, Rita ka shijuar edhe një pushim të këndshëm para se të nisë turin e saj të koncerteve për promovimin e albumit “Phoenix”.

Shumë prej momenteve të bukura që ka kaluar gjatë pushimeve, këngëtarja i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një imazh, duke treguar djegiet që ka marrë nga rrezet e diellit në plazh.

“E djegur”, shkruante këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa kthehej me aeroplanin e saj privat në Londër.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Përndryshe, Rita përmbylli një vit të suksesshëm në muzikë, ku pas gjashtë vitesh pritje solli për fansat e saj albumin e dytë më 23 nëntor të vitit të kaluar.

Shumë prej këngëve të këtij albumi janë bërë hite, ndërsa vet artistja ka pohuar se do të punojë edhe më shumë këtë vit që të sjellë këngë të reja për fansat e saj. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Brook Mitchell/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version