Telegrafi

Rita Ora tregon datën e publikimit të këngës së re (Foto)

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ajo po vazhdon me sukses të shfaqet anembanë botës me shfaqjet koncertale.

Lexo po ashtu Momente të sikletshme të Rita Orës, shikoni 50 imazhet e para nga xhirimi i klipit të ri (Foto)

Pos koncerteve, ajo po punon edhe në sjelljen e këngëve të reja dhe projekteve të ndryshme muzikore.

Rita ka treguar se këngën e re do ta sjell javën e ardhshme, përkatësisht më datën 20 tetor.

“Prit, prit. Ndale autobusin. A më duket se tha se kënga ime më e re do të publikohet më 20 tetor”, ka shkruar Ora në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se prishtinasja këngën e re e ka realizuar në qytetin e bukur të New Yorkut.

Ndryshe, Ora ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/