Site icon Telegrafi

Rita Ora tregon bashkëpunimet që i ëndërron

Rita Ora (Foto by Charley Gallay/Getty Images/Guliver)

Rita Ora po vazhdon të mbajë koncerte të ndryshme në kuadër të promovimit të albumit që e ka nxjerrë në shitje muaj më parë, “Phoenix”.

Këngëtarja tashmë gjendet në shtetin e Singaporit ku do të mbajë disa koncerte teksa ka folur edhe para mediave.

Ajo gjatë një interviste si pjesë e serisë “Made By Women” të Apple, këngëtarja 28-vjeçare zbuloi se me kë do të bashkëpunonte një ditë.

“Bashkëpunimi im i ëndrrave ndoshta do të ishte me Gwen Stefanin, Madonnan ose Red Hot Chili Peppersin”, tha biondina.

Duke folur për CNA Lifestyle, Ora zbuloi se të lartcekurit kanë shërbyer si burime të besueshme të frymëzimit në procesin e saj krijues.

Ndryshe, Ora ka performuar deri më tani edhe para fansave në Manila, Shanghai, Tokio, Osaka dhe Taipei. /Telegrafi/

Exit mobile version