Rita Ora tregoi barkun e saj të tendosur teksa doli me të dashurin Taika Waititi në para-ndejën e “Grammy Awarrd” të organizuar nga Mike Dean dhe Jeff Bhasker në OffSunset në Los Angeles të premten.
Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një bluzë të bardhë nga linja e veshjeve “Angel Energy”, duke lënë në pah barkun e saj të tonifikuar mbresëlënës, shkruan DailyMail.
Ajo zgjodhi një palë pantallona të zeza prej lëkure dhe i dha një prekje shkëlqimi pamjes së saj duke vendosur një rrip argjendi të trashë me një kops të zbukuruar.
Rita kishte veshur një xhaketë të zezë dhe aksesor me një kapele të bardhë dhe disa syze dielli në ngjyrë portokalli për daljen e saj.
Ylli i muzikës pop eci pak përpara partnerit të saj regjisor Taika, 46 vjeç, i cili ishte veshur me rroba sportive për para-ndejën.
Ai kishte veshur një xhaketë me material xhins mbi një kapuç gri dhe bluzë ngjyrë kremi, me një zinxhir floriri të varur në qafë.
Taika kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe kishte mbathur disa atlete të rehatshme ngjyrë rozë.
Rita u takua me të dashurin e saj në Sydney në shkurt të vitit të kaluar dhe një burim i tha tabloidit britanik The Sun se çifti filloi lidhjen ‘fshehurazi’ në fillim të marsit të po atij viti.
“Të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien – ata janë vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha burimi i brendshëm në atë kohë.
Ndërkohë, Rita ka kaluar kohë në studion e regjistrimit gjatë procesit të prodhimit të albumit të saj të tretë.
Ajo konfirmoi se ishte duke punuar në një album të tretë gjatë një interviste të vitit 2019 me Revistën “Marie Claire”.
Këngëtarja publikoi më parë albumin e saj debutues “Ora” në vitin 2012, dhe u prit me vlerësime përgjithësisht pozitive.
Albumi i saj i dytë i plotë, “Phoenix”, u vu në dispozicion të fansave të saj në vitin 2018 dhe gjithashtu mori një pritje të ngrohtë kritike.
Gjatë intervistës së saj për revistën, Ora u shpreh se albumi i saj i ri do ta shihte atë ‘të jetë e kënaqur dhe e aftë të bëjë atë që do, gjë që është shumë e bukur’.
Muajin e kaluar, këngëtarja njoftoi se kishte nënshkruar një kontratë të re me kompaninë BMG që e lejonte atë zotërimin e plotë mbi të drejtat autoriale të këngëve të saj. /Telegrafi/