Rita Ora është një ndër këngëtarët që veçohet për veshjen dhe stilin e veçantë.
Këngëtarja shqiptare shpeshherë e kemi parë në reklamimin e të brendshmeve të kompanive botërore.
Por, duket se veshja po bëhet problem gjithnjë e më tepër për bukuroshen tonë.
Ajo ka zbuluar gjatë emisionit “Jonathan Ross Show” se në një restorant iu kërkua të largohej shkaku se veshja e saj ishte e papërshtatshme.
“Të gjithë dëshirojnë që të hanë në restorantet e Ramsay. Unë shkova, por nuk arrita të futem pasi që nuk isha veshur sipas kodit të lejuar”, tha duke treguar se kjo ngjarje kishte ndodhur në restorantin “MasterChef Gordon Ramsay” të New Yorkut.
Ajo kujton gjatë intervistës se ishte veshur me tuta dhe atlete ndaj nuk e plotësonte kodin e veshjes.
Shefi i kuzhinës Ramsey ndodhej i ftuar në studio së bashku me këngëtaren dhe këngëtarin Ed Sheeran. /Telegrafi/