Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, tregohet gjithmonë shumë e hapur për fansat e saj.
Së fundmi, 29-vjeçarja ka realizuar një video të veçantë për Revistën e famshme “Elle” në kuzhinën e saj.
Rita ka treguar kësaj radhe aftësitë e saj në gatim, duke provuar të gatuajë një nga ushqimet e saj të preferuara.
Në videon e publikuar tashmë në kanalin YouTube, Rita u tregon fansave se si ajo gatuan një pjatë Penne all’Arrabbiata.
Para se të fillojë gatimin, këngëtarja shqiptare e qerasë veten me një gotë ‘tequila’ nga marka e saj e famshme e pijeve “Prospero”.
Fillimisht ajo nis me zierjen e makaronave, gjersa në të njëjtën kohë përgatit salcën që do t’i shoqërojë ato.
E veshur me një fustan të shkurtër portokalli dhe me flokë të shkurtra të kapura me një kapëse, Rita dukej si një shtëpiake e vërtetë përgjatë videos.
Ajo arriti t’ua dëshmojë fansave se është mjaft e mirë edhe në gatim dhe merret me përgatitjen e ushqimit kur herë pas here ka kohë, ndonëse është një yll botëror. /Telegrafi/