Superylli shqiptar, Rita Ora, është shprehur e ngazëllyer që do të performojë në Shqipëri.
Rita do të jetë prezente në kuadër të festivalit të organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Tirana Albania tonight can not WAIT to see you all!!! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱❤️❤️❤️💥💥💥
— Rita Ora (@RitaOra) June 3, 2018
Rita do të përmbyllë festivalin sonte me performancën e saj në sheshin “Skënderbej” ku pritet të grumbullojë mijëra adhurues nga të gjitha trojet shqiptare.
Dhe, pak kohë para koncertit këngëtarja në Twitter ka shprehur kënaqsinë që do të performojë në kryeqytetin shqitpar.
“Tiranë Shqipëri mezi pres sonte t’iu shoh të gjithë”, u shpreh Rita në postimin e saj.
Kjo është performanca e dytë e Ritës për shqiptarët brenda vitit, pasi performoi edhe në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Rita sipas burimeve të Telegrafit arriti mbrëmjen e kaluar në Tiranë dhe pranë saj gjendet edhe motra Elena, e cila është po ashtu pjesë e menaxhmentit të saj dhe është marrë me organizimin e koncerteve në Kosovë e Shqipëri.
Arritja e tyre u bë me aeroplanin privat me të cilin Rita edhe kryen udhëtimet e saj gjithanej në botë për të përmbushur agjendën e saj profesioanle. /Telegrafi/